Maqedonia konfirmon se njeh Kosovën si shtet të pavarur, Osmani: Është demokraci e gjallë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar edhe një herë se si shtet e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kosova është një shtet i pavarur, është një demokraci e gjalle e cila në 15 vjetët e ekzistimit ka kaluar testin e demokracisë dhe ka treguar që është një partner i qëndrueshëm i komunitetit ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut ka njohur Kosovën dhe ka vendosur marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale.

Jemi shumë krenarë që përfaqësuesi i lartë Borel vendosi që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të mbahen në Maqedoninë e Veriut, në Ohër, që besoj se ishte një ushtrim i suksesshëm për të dy palët. I bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë të zbatojnë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të anekseve të Ohrit, me qëllim që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që ka për bazë njohjen e ndërsjellë”, tha Osmani.

You may also like