Maqedonia e Veriut pësoi disfatë edhe nga Holanda 0-3 – Shqip

by admin
Spread the love

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në volejboll pësoi disfatën e dytë në garat kualifikuese të “EuroVoley 2023” të grupit C, kësaj radhe nga Holanda me rezultat 3-0 në sete 25-19, 25-19 dhe 25-16. Një nga shkaqet e disfatës bindëse nga Holanda ishte mungesa e kapitenit Nikolla Gjorgiev i cili është i lënduar.

Holanda në dy setet e para shënoi fitore identike 25-19, ndërsa në setin e tretë dallimi ishte i madh dhe përfundoi 25-16.

Nesër reprezentacioni ynë zhvillon ndeshjen e fundit më të rëndësishme që drejt për drejt do të vendos se cila kombëtare do të jetë në pozitën e tretë në Grupin C, kundër Republikës Çeke, për t’iu shmangur fazën tjetër kampionit të botës Italisë. /KlanMacedonia/

You may also like