Maqedonia e Veriut dërgon ekip diplomatik në Ukrainë, MPJ: 50 shtetas tanë janë ende në Ukrainë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme po e dërgon një ekip diplomatik në Ukrainë, e cila përbëhet nga Ambasadori aktual, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, të cilët do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë e bashkë me to edhe qytetarëve ukrainas (të cilët kanë lidhje me shtetasit tanë).

Njëkohësisht informojmë se deri më tani rreth 50 shtetas tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas ashtu si dhe familjarë të tyre, shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar nga vendbanimi i tyre dhe aktualisht janë drejtuar kah korridoret e sigurta; E monitorojmë vazhdimisht lëvizjen e tyre deri sa të largohen nga vendi dhe më pas Ambasadat dhe Konsullatat tona në vendet fqinje i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për kthimin e tyre të sigurtë në vendin tonë.

Informojmë se çdo lëvizje nëpër Ukrainë është vështirësuar seriozisht, ajo zhvillohet përgjatë rrugëve anësore, të cilat janë përplot andaj dhe lëvizja është e ngadaltë.

Ministria e Punëve të Jashtme vijon ta monitorojë nga afër situatën dhe do ta informojë opinionin për çdo ndryshim të ri.


You may also like