Maqedoni “Ndikimet ruse në Maqedoni kanë ardhur përmes Serbisë”, Hoxha: Më 27 prill keni pasur agjent të shërbimit serb në Kuvend

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha në “Click Plus” në TV21 tha se ngjarjet që po ndodhin në veri të Kosovës, kanë shkaktuar rrethana të reja edhe në Maqedoni. Hoxha thotë se vendi sa më parë duhet të arrijë qëllimin e dytë strategjik, anëtarësimin në BE.

Ndikimet ruse në Maqedoninë e Veriut në të shumtën e rasteve kanë ardhur përmes Serbisë, tash unë mund ta them jo e thanë, jo ashtu, por jo, kjo është e vërteta. Unë një gjë e përmend kohëve të fundit, pa asnjë droje. 27 prillin, ju keni pasur agjent të shërbimit serb në Kuvend. Hajt ta kthejmë pak në situatë hipotetike, nëse kishit pasur atje një agjent të shërbimit inteligjent shqiptar, a do të ishin debatet e njëjta apo do të ishin armiqësore ndaj shqiptarëve në forma”, tha mes tjerash Hoxha.

You may also like