Maqedoni e Veriut, Qeveria pro zgjedhjeve të parakohshme, por me kusht

by admin
Spread the love

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, në intervistën për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por për marrjen e vendimeve.

Sipas tij, zgjedhje mund të ketë vetëm nëse opozita pajtohet që menjëherë t`i votojë ndryshimet kushtetuese.

Vetëm ky është opsioni që ne si Qeveri do të pranonim zgjedhje të parakohshme. Mendoj se nuk është koha për zgjedhje, por për përgjegjësi dhe për implementimin e obligimeve”, tha Mariçiç.

Zv/Kryeministri Mariçiç është prononcuar edhe për vizitën në SHBA dhe mesazhet që përfaqësuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit ia dërguan vendit, se nuk duhet të lëshohet ky rast dhe se nuk dihet nëse do të kemi një mundësi të këtillë.

Sipas tij, aleatët strategjik kërkojnë lidership, përgjegjësi dhe nxitje që Maqedonia e Veriut të shkojë përpara në rrugëtimin evropian.

You may also like