Mancini nuk ikën: Nisim një cikël të ri, ndjej se duhet të qëndroj

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares italiane të futbollit Roberto Mancini ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të drejtojë skuadrën “axurre” në konferencën për shtyp në prag të miqësores kundër Turqisë:

“Të rinisim. Gjatë këtyre ditëve kam folur me presidentin Gravina dhe jemi në një linjë. Të luajmë edhe këtë ndeshje dhe më pas do të ritakohemi gjatë javës pa asnjë lloj problemi. Duhet të rinisim, zhgënjimi është i madh, por të mos harrojmë se kjo skuadër ka fituar Europianin para gjashtë muajsh. Nga kjo pikë duhet të rinisim.

Ka kombëtare të rëndësishme që nuk fitojnë asgjë prej 60, 70 apo 80 vitesh, ne jemi më përpara. Ndjej se duhet të qëndroj sepse jam akoma i ri, objektivi im ishte të fitoja një Europian dhe një Botëror.

Duhet të shtyjmë takimin me këtë objektiv të dytë, por mund të argëtohem akoma shumë dhe mund të ndërtoj diçka të rëndësishme me djemtë”, ka thënë Mancini. / Oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana Twitter

You may also like