Mancini: Ndaj Argjentinës prekëm fundin, tani nis një cikël i ri për të rigjetur “magjinë” e Europianit

by admin
Spread the love

“Fitorja e Europianit është pjesë e atyre magjive që ndodhin shpesh në turne të tillë dhe ne duhet të nisim punë për të rigjetur këtë magji. Duhet kohë dhe shumë punë, pro jemi të bindur që do t’ia dalim. Argjentina ishte shumë më mirë dhe na vuri poshtë si asnjë skuadër tjetër në këto tre vite e gjysmë që unë jam këtu, megjithatë duam të kthejmë faqe shpejt. Kemi shumë ndryshime në organikë, megjithatë synimi është i njëjtë, të rikthehemi sa më shpejt në nivelet më të mira”, deklaroi Mancini.

Sulmi mbetet “thembra e Akilit’ të kësaj Italie, teksa shumë analistë janë të bindur që pikërisht që ndaj Argjentinës ishte pikërisht reparti i avancuar i bardhekaltërve, ai që bëri diferencën. Këtë e pranon edhe Mancini, që kryqëzon gishtat me shpresën që mund të ketë ndonjë shpërthim surprizë.

“Në sulm kemi probleme, pasi kemi vetëm Immobilen e Belottin, por edhe Scamacën, që nuk ka eksperiencë ndërkombëtare. Shpresoj që ndonjë nga “bomberat” e Serisë B të ngjitet të elitë dhe të shpërthejë sa më shpejt, pasi është një repart ku kemi nevojë për alternativa”, u shpreh tekniku italian./ Shqip

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like