Mancini: Duhet të vlerësojmë lojtarët, Balotelli nuk më ka premtuar asgjë  

by admin
Spread the love

Italia do të zhvillojë një grumbullim treditor në Coverciano ku Roberto Mancini ka thirrur në kombëtare plot 35 lojtarë. Ndër të tjera në sy bie sigurisht edhe rikthimi i Mario Balotellit, ndërkohë që për të komentuar situatën dhe gjendjen e kombëtares ka dalë në konferencë për shtyp tekniku Mancini.

“Para se gjithash, doja të falënderoja klubet që na dhanë mundësinë të kishim djemtë këtu, nuk ishte një datë e caktuar nga FIFA dhe prandaj faleminderit për disponueshmërinë tuaj. Është një grumbullim i drejtë duke marr parasysh muajt e fundit, ne duhet të vlerësojmë shumë situata dhe situata e Marios është një nga këto”.

GRUMBULLIMI- “Janë dy seanca stërvitore, sot dhe nesër dhe më pas ndeshja të premten në mëngjes. Do të provojmë disa situata të ndryshme taktike, nuk janë dy ditë… Do t’i provojmë gjërat pak më ndryshe. Duhet të vlerësojmë edhe lojtarë si Balotelli apo të tjerë që nuk janë thirrur për një kohë të gjatë në kombëtare. Ky grumbullim mund të jetë një gjë e mirë.”

INSIGNE- “Nuk e di se çfarë do të bëjë Lorenzo. Ne i kemi ndeshjet në mars dhe ai do të jetë ende këtu, nuk shoh ndonjë problem. Dhe as për ato në qershor. Pastaj do të ketë një lëvizje në shtator dhe më pas përfundimisht Kupa e Botës. Të flas për të tani më duket shpejt.”

PRESION- “Jo sot, ndoshta një javë para ndeshjeve, por edhe kjo më duket krejt normale”.

BALOTELLI-  “Në nivelin teknik, ai ka qenë gjithmonë i mirë, duhet të shohim se si është fizikisht. Ne e kemi humbur nga sytë dhe ta shohim atë live disa ditë mund të jetë shumë e dobishme. Pastaj një lojtar duhet gjithashtu të integrohet në një grup të ndërtuar tashmë”.

ZANIOLO- “Për mua ai është një mesfushor i madh sulmues, vazhdoj ta mendoj këtë. Pastaj ai ka fizikun dhe finalizimin për të luajtur në sulm. Shumë gjëra duhen vlerësuar, pasi mesfushori sulmues na jep mundësinë të jemi më të fortë në fazën e sulmit”.

SCAMACCA- “Ne kemi besuar gjithmonë tek ai. Ai ka cilësi të mira teknike dhe fizike. Tani ai po shënon gola vazhdimisht dhe kjo është e rëndësishme për një djalë të ri. Ai mund të luajë në mars, por gjithçka varet edhe nga kushtet e lojtarëve të tjerë”.

JOAO PEDRO- “Unë e njoh atë pasi e kam parë të luajë. ai ka qenë në Itali për shumë vite dhe ka cilësi të rëndësishme teknike. Është një lojtar i mirë dhe nëse është i grumbulluar do të thotë se mund të qëndrojë.”

KA PREMTUAR DIÇKA BALOTELLI? “Absolutisht asgjë. Ai është thirrur, si dhe të gjithë të tjerët. Jemi kurioz ta shohim përsëri pas disa kohësh. Ai duhet vlerësuar në stërvitje dhe duhet parë live për të kuptuar më shumë. Mario nuk duhet të më premtojë asgjë, njësoj si unë nuk duhet t’i premtoj asgjë atij. Mendoj se është i lumtur që është këtu dhe do ta vlerësoj, kjo është e gjitha. Është e vetmja mënyrë për ta parë atë dhe të tjerët.”

LUIZ FELIPE- “Më pëlqen Luiz Felipe, mendoj se është një mbrojtës i madh dhe mund të ketë një të ardhme të madhe në kombëtaren italiane”. /oversport.tv

You may also like