Mancini: Botërori pa Italinë është ndryshe! Shqiptarët që luajnë në Serie A, futbollistë me vlera

by admin
Spread the love

Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.

“Sapo ka filluar një muaj i vështirë. Jemi të mërzitur që nuk jemi në Katar 2022, por duhet të luajmë ndeshjet tona, sepse ka gjëra për tu parë dhe vlerësuar. Kemi ardhur në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe më pas të shohim se si do të jetë rezultati.

Lojtarët shqiptarë në Serie A? Janë të gjithë të zotë, ndryshe nuk do të luanin në kampionatin italian. Janë të gjithë lojtarë të mirë. Meritonim të shkonim në Botëror, por për fat të keq gabuam në mundësitë që kishim në dispozicion. I tillë është futbolli, pas një gëzimi të madh erdhi një zhgënjim, por tani nuk mund të bëjmë asgjë.

Një Kupë Bote pa Italinë është ndryshe, duhet të punojmë në mënyrën e duhur që të mos ndodhë më. Ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut ishte absurde, që ndodh një herë në 100 vjet. Gjithsesi këto miqësore (kundër Shqipërisë dhe Austrisë) janë shumë të rëndësishme për ne”, ka thënë mes të tjerash Mancini. / Oversport.tv

You may also like