Manchester United turpërohet nga Brighton, rrezikon edhe Europa League

by admin
Spread the love

Manchester United ka pësuar një humbje të turpshme në transfertë ndaj Brighton pasi është mposhtur me rezultatin e thellë 4-0. Ekipi i Rangnick nuk tregoi identitetin e vetë, ndërsa arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare shumë pak përgjatë ndeshjes.

Pas 15 minutash lojë, Caicedo prishi ekuilibrat duke i dhënë edhe golin e avantazhit ekipit të tij. Ai arriti të mposhte De Gean duke e çuar rezultatin në 1-0. Do të ishte sërish Brighton me Welbeck që do të rrezikonte në pjesën e parë, por ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes në favorin minimal të vendasve.

Në pjesën e dytë kur pritej që United të ndryshonte diçka erdhi edhe dyfishimi i rezultatit nga Cucurella. 2-0 për Brighton dhe të besuarit e Rangnick përpiqen të reagojnë me Matën.

Megjithatë, lojtari i “Djallit” tregohet i pasaktë përballë portierit dhe vendasit arrijnë t’i ndëshkojnë sërish, këtë herë me Gross. Tre minuta më vonë u plotësua edhe pokeri me Trossard duke vulosur edhe rezultatin final të takimit.

Kështu me këtë humbje, Manchester United rrezikon të mos kualifikohet as në Europa League, ndërsa kërcënohet ndjeshëm nga West Ham. “Djajtë” qëndrojnë në vendin e gjashtë në kuotën e 58 pikëve, gjashtë më shumë se West Ham që ka edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – Java 36
Brighton – Manchester United 4-0
Shënues:
Caicedo 15’, Cucurella 49’, Gross 57’, Trossard 60’

Foto: Brighton & Hove Albion, Twitter

You may also like