Fitoi titullin e tretë radhazi në Premier League, por edhe FA Cup duke mposhtur në finale bashkatdhetarin e urryer United, ndërsa më në fund arriti majat e Europës, duke festuar Ligën e Kampionëve të parë në historinë e saj.
Manchester City ishte sundimtari absolut sezonin e kaluar dhe këtë nuk e vërtetojnë vetëm sukseset e tij konkurruese, por edhe shifrat financiare që tregojnë se sa është rritur klubi.
Për vitin financiar 2022-2023 klubi ka pasur të ardhura prej 712.8 milionë paund që përkthehet në 818.65 milionë euro, ndërsa fitimet e tij arrijnë në 80.4 milionë paund (92.3 milionë euro) që është pothuajse dyfishi i vitit të kaluar (47.8 milionë euro).
Të ardhurat e City-t janë shumë më të larta se ato të United (744.7 milionë euro) dhe sigurisht se ato vitin e kaluar (nga 704 milionë euro), por megjithatë nuk mjaftuan për të thyer rekordin legjendar të Barcelonës e cila në vitin 2019 kishte paraqitur fitime prej 990 milionë euro.
Manchester City releases 2022-23 Annual Report confirming a consecutive year of record-breaking revenues and profits
— Manchester City (@ManCity) November 15, 2023
Mirëpo, siç ka sqaruar presidenti i Cityt, Haldon Al Mubarak, për skuadrën e tij tani nuk ka kufi të cilin ai konsideron se nuk mund ta arrijë.
“Pas fitimit të tripletës, shpesh më pyesnin se si mund ta arrini atë (arritjen)?” Përgjigja ime është duke dyfishuar dhe mbështetur filozofinë dhe praktikat që na kanë çuar drejt këtij suksesi dhe duke sfiduar veten për të vazhduar të inovojmë dhe të arrijmë nivele edhe më të larta të performancës brenda dhe jashtë fushës”, tha Mubarak gjatë prezantimit të rezultateve dhe shtoi me kuptim:
“Suksesi i sotëm thjesht do të thotë investim më i madh për të nesërmen. Dhe kombinimi i shëndetit financiar me suksesin konkurrues do të thotë që të gjithë të lidhur me klubin mund ta shikojnë të ardhmen me entuziazëm”.
Në një analizë të mëtejshme të shifrave financiare rezulton se të ardhurat nga të drejtat televizive janë rritur me 20.2% duke arritur shifrën e pabesueshme prej 343.8 milionë euro, por në të njëjtën kohë i njëjti raport nxjerr në pah rrezikun që ekziston me çështjen e pazgjidhur për shkelje të rregullat financiare.
City është akuzuar për gjithsej 115 shkelje, por klubi këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të keqe.