Manchester City feston në sekondat e fundit, spektakël golash në Leeds – Bournemouth

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbyllen katër nga pesë sfidat hapëse të javës së 15-të në Premier League. Manchester City rrëmben një fitore në frymën e fundit përballë Fulham me shifrat 2-1. Një karton i kuq ndaj Cancelos e penalizoi skuadrën e Guardiolës në këtë sfidë por një penallti në fundin e sfidës e realizuar nga Haaland i jep 3 pikët qytetarëve.

Festival prej 7 golash në sfidën mes Leeds dhe Bournemouth. Leeds triumfon në shtëpi me rezultatin 4-3 përball miqve. Ishin vendasit ata që zhbllokuan rezultatin por Bournemouth kundërpërgjigjet duke shënuar 3 herë por Leeds nga ana tjetër i jep një goditje prej 3 golash.

Nottingham – Brendford mbyllet në paqe me një barazim me shifrat 2-2. Vendasit arritën të marrin një pikë në minutën e fundit me një autogol nga Zanka. Brighton gjunjëzon në shtëpi Wolves me rezultatin 3-2 dhe afrohet më shumë me Europën. Nga ana tjetër “Ujqërit” nuk po arrijnë të dalin nga kriza ku gjenden në vendin e 19-të. /oversport.tv Foto: Manchester City, Facebook

You may also like