Manaj pritet të jetë pjesë e grumbullit të marsit!

by admin
Spread the love

Rey Manaj po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit me 14 realizime. Falë performancës së treguar, lushnjari pritet që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë.

Burime të besueshme për Shqip bëjnë me dije se Manaj do të grumbullohet nga kuqezinjtë për testet  miqësore që kombëtarja do të luajë në fundin e këtij muaji.

Paraqitjet e Manajt nuk mund të kalonin jashtë vëmendjes së brazilianit, i cili ka punuar në të shkuarën me Manajn në kohën kur sulmuesi ishte pjesë e Interit.

27-vjeçari numëron 30 ndeshje dhe 6 gola me fanellën e Kombëtares, ndërkohë që kjo do të jetë hera e parë që ai vihet nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Për herë të fundit Manaj është grumbulluar në mars të vitit 2022.

Sulmuesi lushnjar nëse vijon me këtë ritëm mund të jetë kandidat për t’u bashkuar skuadrës në kampionarin europian që do të luhet në verën e këtij viti.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në Gjermani në data 15m 19 dhe 24 qershor.

You may also like