Mamit apo babit? Ja kujt i ngjan më shumë djali i Rihannës dhe Asap Rocky-t – Shqip

by admin
Spread the love

Muajin e kaluar Rihanna dhe ASAP Rocky u bënë prindër për herë të pare, por këtë lajm preferuan ta mbajnë për vete. Ishin mediat që zbuluan ardhjen në jetë të djalit të tyre teksa çifti po e shijon këtë periudhë në privatësi. Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë të dimë se kujt i ngjason më shumë bebi dhe siç tregojnë burime për ‘In Touch Weekly’ djali në fakt ka një ngjashmëri të madhe me të dy prindërit e tij.

“Ai ka një ngjashmëri mes të dyve dhe pse është ende shumë i vogël. Një ditë duket si ASAP dhe në disa të tjera si Rihanna. Ai ka sytë e Rihanna-s”, tha burimi duke shtuar se Rihanna është shumë e emocionuar që është bërë nënë. Ajo dhe ASAP janë zhvendosur në shtëpinë e saj në Beverly Hills Los Angeles dhe mezi presin të udhëtojnë përsëri dhe ta prezantojnë të voglin e tyre personalisht me njerëzit e tyre të dashur.

You may also like