Mamaja 33-vjeçare vdes pasi u mbyt nga ushqimi që po gatuante për familjen e saj! Emocionuese vendimi i…

by admin
Spread the love

Një nënë në moshë shumë të re, ka humbur jetën pasi u mbyt nga ushqimi që po gatuante për familjen e saj në Dover të Anglisë.

33-vjeçarja Siobhan Rose Simmonds u gjet në dyshemenë e kuzhinës nga vajza e saj dyvjeçare, partneri i saj dhe djali i tij.

Ajo u dërgua në spitalin Ëilliam Harvey në Ashford, por vdiq rreth orës 14:50 në terapi intensive një javë më vonë.

Mjekët u thanë njerëzve të afërt të Siobhan-it se ka të ngjarë të mos shërohej, por vendimi i saj për të dhuruar organet e saj emocionoi familjarët.

Siobhan, e cila kishte gjithashtu një djalë 14-vjeçar, i kishte thënë stafit të spitalit se donte të të dhuronte pankreasin, mëlçinë, të dy veshkat dhe zemrën e saj.

Familja tani po mbledh para në JustGiving për të mbuluar funeralin e nënës.


Top Channel

You may also like