Malltezi akuzon qeverinë: Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, mbi 3 milionë euro borxhe në OSHEE, buxheti shkon për patronazhistët

by admin
Spread the love

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Abi Malltezi, ka denoncuar se Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, ka marrë mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE.

Ai thotë se buxheti ka shkuar për patronazhistët dhe për 5-fishim të stafit nga 160 në 830 punonjës brenda 8 vitesh.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Malltezi ka shkruar se Kryeministri Edi Rama, ka falimnentuar shtetin për të kapur pushtetin.

Gjithashtu, ai ka postuar një foto, ku sipas tij patronazhistja e PS-së shkel ligjin për ti shrëbyer grabitësve të pushtetit.

Reagimi i plotë në Facebook:

Rama falimenton shtetin per te kap pushtetin! Frikesimi dhe patronazhistet ne themel te pushtetit.

Foto eshte e dates 6 Mars 2022 ne shkollen Neim Babameto ne Spitalle.
Patronazhistja e PS dhunon ligjin per ti sherbyer grabitesve te pushtetit.

Shkeljet e ligjit perfshijne qofte prezencen e militanteve te PS dhe materialeve propaganduese brenda shkolles ku ndodhen qendrat e votimit, dhe qofte frikesimin qe i behet votuesve duke i detyruar qe te paraqesin dhe t’u fotografohet karta e identitetit nga patronazhistja e PS perpara se te shkojne ne QV per te votuar.

Sapo mora vesh per kete veprim filmova ne menyre demonstrative paligjshmerine, gje qe terboi mbi 30 punonjes te KUZ Durrës qe ishin aty ne gatishmeri per te siguruar vota per hajdutet ne pushtet.
Grabiten celularin dhe fshine videon dhe e kthyen celularin vec kur ju tha se kjo grabitje eshte veper penale dhe shkollen e kthen ne vendngjarje ndaj duhet te vije policia.

Mora vesh se kjo skene me Patronazhisten e PS qe fotografonte kartat e votuesve ishte perseritur edhe ne dy votimet e fundit por ish kryetari kish preferuar te mos ndihej per paligjshmerine e zgjodhi ta mbante mire me pushtetin dhe banditet sesa te mbronte te drejtat e qytetareve!

Mora vesh gjithashtu se KUZ Durrës ishte ndermarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 miljon euro borxhe ne OSHEE nga mos pagesa e faturave te energjise dhe se KUZ Durrës gjithe buxhetin e ka per Patronazhistet duke 5-fishuar stafin nga 160 ne 830 punonjes brenda 8 vitesh! Bingo ben te gjesh 5 inxhiniere ujrash ne KUZ Durrës!
Pra falimentojne sherbimet publike per te kap pushtetin e vjedh me banditet! Trishtim!

Incidenti detyroi PS qe te hiqte patronazhisten nga mjediset e shkolles dhe QV-ve, si edhe i tregoi qytetareve se demokratet do perballen me paligjshmerine me cdo cmim!

Per pak minuta ne vendngjarje erdhen Oerd Bylykbashi dhe Adi Muka qe u njohen me ngjarjen dhe denoncuan ne media dhnimin e ligjit nga pushteti hajdut, por ish kreu i PD nuk e gjeti me vend te vinte pasi kish kohe qe ish pajtuar me paligjshmerine

Disa perfundime:

1.Rama falimenton shtetin per te kap pushtetin;
2.Paligjshmeria dhe patronazhistet jane ne themel te pushtetit te Edi Rames;
3.Dreqtesia e Soros ka ik ne drejtim te paditur! Diku ne enderrat e femijeve dhe llogjet me suksese imagjinare ka perfunduar;
4.Opozita duhet te jete ne perballje me paligjshmerine dhe bandat e pushtetit me cdo cmim! Ata qe pajtohen me paligjshmerine jane opozite-fasade ose opozite me qera qe vec ndajne pazare por nuk jane per qytetaret”, shkruan ai.

You may also like