Mallorca kërkon të blejë Muriqin, por pret një ulje nga ana e Lazios

by admin
Spread the love

Mallorca kërkon që të blejë përfundimisht kartonin e Vedat Muriqit nga Lazio, por pa derdhur në arkat e klubit bardhekaltër 12 milionë eurot që parashikon e drejta e blerjes.

Oferta e klubit spanjoll mbetet 8 milionë, shumë pak për momentin, të paktën sipas presidentit Lotito. CEO I Mallorcas, Alfonso Diaz ka deklaruar në lidhje me këtë temë për “Radio Onda Cero”:

“Po punojmë për çështjen Muriqi. Ka goxha diferencë për sa i përket shifrave, por ne i dimë limitet tona dhe nuk mund ti kalojmë ato”.

Edhe Galatasaray ka shfaqur interes për sulmuesin kosovar, por akoma nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. / Oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like