Mallkimi i gjysmëfinaleve në Kupë dhe Milani, Interi kërkon të thyejë një tabu

by admin
Spread the love

Interi nuk ka një kujtim të bukur nga gjysmëfinalet e fundit që ka luajtur në Kupën e Italisë, sepse në 4 herët e fundit zikaltërit janë eliminuar nga turneu pikërisht në këtë fazë.

Edhe Milani nuk sjell kujtime të mira në gjysmëfinale, sepse menjëherë mendja të shkon në sfidën e vitit 2003 në Champions, ku Interi i Cuperit u eliminua pas dy barazimeve, për shkak të golit në fushën kundërshtare, që vlen akoma edhe sot.

Interi ka humbur 4 gjysmëfinalet e fundit që ka luajtur në Kupën e Italisë dhe mban rekordin historik për eliminimet në këtë fazë të turneut (19 herë).

Zikaltërit kanë fituar trofeun e fundit në vitin 2011 me Leonardon në stol dhe që nga ajo kohë nuk kanë arritur të shkojnë më larg se gjysmëfinalet.

Pikërisht në këtë fazë në vitin 2013 zikaltërit eliminohen nga Roma, në vitin 2016 nga Juventus, në vitin 2020 nga Napoli dhe sezonin e kaluar nga Juventusi. / Oversport.tv

You may also like