Malisheva trondit Ballkanin e Dajës, më në fund fiton Prishtina

by admin
Spread the love

Ballkani ka pësuar humbjen e parë me Ilir Dajën si trajner. Kryesuesit e BKT Superliga e Kosovës e pësuan në transfertë kundër Malishevës, ekip që hedh një hap të sigurt drejt qëndrimin në elitën e futbollit dardan.

Fitorja me rezultatin 2-0 sot u sigurua në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Pefqeli dhe Pira e ndëshkuan dy herë portierin Frashëri. Ballkani mbetet i pari dhe pret rezultatin e derbit Drita-Gjilani, me “Skifterët” që mund të ngjiten në krye nëse fitojnë.

Prishtina merr frymë, pasi mposhti me rezultatin 3-0 skuadrën e Feronikelit. Otto John, Krasniqi dhe Sulley ishin autorët e golave, ndërkohë që bardhekaltrit i gëzohen edhe barazimit të dy rivalëve për mbijetesë, Ulpianës e Dukagjinit.

Përballja mes këtyre dy ekipeve përfundoi 1-1. Mbrojtësi Elton Basriu realizoi autogol, ndërsa skuadrën mike e shpëtoi ish-mbrojtësi i Laçit dhe Kamzës, Arbër Shala, i cili realizoi një eurogol nga distanca.

BKT Superliga e Kosovës – JAVA 24

Feronikeli-Prishtina 0-3
Shënues:
Otto John 32’, B. Krasniqi 41’, Sulley 70’

Ulpiana-Dukagjini 1-1
Shënues:
Basriu (aut.) / Shala 68’

Malisheva-Ballkani 2-0
Shënues:
Pefqeli 42’, Pira 44’

/ oversport.tv

You may also like