Mali i Zi kundër anëtarësimit në grup të rajonit në BE – Shqip

by admin
Spread the love

Von der Leyen: Mali i Zi në BE para vitit 2030

Presidenti Milatoviç i tha kryekomisioneres Ursula Von Der Leyen se Mali i Zi është më afër Bashkimit Evropian se vendet e tjera kandidate ndaj duhet që të anëtarësohet para vitit 2030.

“Kam vënë në dukje avantazhet e vendit tonë në krahasim me vendet e tjera kandidate për tu anëtarësuar në BE përpara vitit 2030. Kjo perspektivë është mjaft realiste dhe e mundshme pasi Mali i Zi nuk ka mosmarrëveshje me fqinjët prandaj duhet që të maten arritjet individuale të vendeve kandidate. Antaresimi i Malit të Zi në BE do të ishte një mesazh i madh për të gjitha vendet e tjera kandidate se procesi i zgjerimit është i gjallë.”

Sigurisht besoj se është e mundur që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së para vitit 2030 si vendi më i përparuar në rajon. Nëse i plotësoni kushtet, ne nuk do të jemi të detyruar t`ju përcaktojmë një datë. Unë ju inkurajoj që të ecni sa më shpejt edhe në atë miljen e fundit që ka mbetur dhe dera e BE-së do të hapet.

Presidenti Milatoviç beson se Kuvendi dhe Qeveria e re do ta njohin rëndësinë e momentit politik kur është fjala për perspektivën evropiane të Malit të Zi.

Klan News

You may also like