Maldini: Kemi një shans për të fituar titullin, le ta shfrytëzojmë

by admin
Spread the love

Pas fitores me përmbysje përballë Lazios, Paolo Maldini motivon Milanin që të ndjekë ëndrrën titull: “Nuk mund ta konsiderojmë një objektiv banal. Në 20 vitet e fundit Milani ka fituar 2 kampionate, do të ishte një rezultat i pabesueshëm. Kur të vjen mundësia, duhet ta provosh deri në fund. Pastaj nëse nuk të shkon mbarë e di që ke dhënë maksimumin”, ka thënë drejtori teknik i kuqezinjve për “Milan Tv”.

“Jam krenar për skuadrën, për stafin dhe për atë që po na japin tifozët. Është një emocion unik, fryti i punës sonë, që na jep ndjesi shumë të bukura. Në sezone të tilla objektivi është të bësh sa më mirë të mundesh, ne duhet të synojmë shumë lart”, ka vazhduar legjenda kuqezi.

“Në fillim të vitit disa nuk mendonin që do të shkonim kaq lart, por duhet ta përdorim këtë si stimul. Numrat flasin qartë. Për të qenë këtu dhe për të mbajtur këtë nivel duhet të ruajmë këtë shpirt sakrifice. Jemi këtu sepse kemi besuar”, ka thënë Maldini. / Oversport.tv

Foto: AC Milan Twitter

You may also like