Makinat që ecin mbi ujë, Katari magjeps turistët. Ja sa shkon vlera e tyre

by admin
Spread the love

Për gati një muaj, Katari ishte një nga shtetet më të vizituara në botë për shkak të zhvillimit të kompeticionit madhor futbollistik, ‘Kupa e Botës ‘Katar 2022’’. Por, shumë vizitorë që ishin në Katar nuk kishin mundësi të ndiqnin vetëm futboll, por edhe një tjetër atraksion shumë të veçantë.

Turistët në këtë shtet janë magjepsur nga makinat që punojnë dhe ecin në ujë. Por si funksionojnë këto makina?  Makinat ujore ose amfibe u projektuan nga një grup prej tre prodhuesish egjiptianë nga Aleksandria, të cilët donin të prezantonin një makinë prototip në treg që mund të udhëtonte si në rrugë ashtu edhe në sipërfaqe të tjera, të tilla si uji për shembull.

Këto makina sfidojnë jahtet dhe motobarkat dhe në të njëjtën kohë ruajnë një dizajn elegant dhe interesant që shkon mirë me kërkesat e klientëve. Natyrisht, për të blerë këto modele makinash është e nevojshme të shpenzoni një shumë të madhe parash që mund të variojë nga 16,000 deri në 37,000 euro.

Karim Amin, një nga shpikësit, tha se të gjitha materialet vijnë nga egjiptianët. ‘Të gjitha pjesët dhe të gjitha materialet vijnë nga Egjipti dhe janë bërë nga Egjiptianët. Vetëm motori është japonez. Megjithatë, ne tashmë jemi duke punuar në evolucionin e këtyre automjeteve. Më e mira nuk ka ardhur ende’ – tha Karim Emin.

You may also like