‘Makina është bërë copash’, Mevlan Shabaj përfshihet në aksidentin e frikshëm. Ja si është gjendja e tij

by admin
Spread the love

Ish-konkurrenti i emisionit ‘Përputhen’, Mevlan Shabaj është përfshirë pak ditë më parë në një aksident të rë.ndë automaibilistik. Ai ka treguar gjendjen e tij së fundmi në Top Albania Radio, ku zbuloi se është mirë. “Jam mirë, jam mirë faleminderit Zotit. Në autostradën Durrës -Tiranë kur po vija drejt Tiranës në një moment dikush përpara meje frenon ndërkohë që shpejtësia ishte tek 90 ose 100 besoj. Edhe aty nuk mbaj më mend asgjë pastaj”- tha Mevlani.

Ndër të tjera, ish-konkurrenti i Përputhen tregoi se sa makina u përfshinë në aksident dhe nëse pati të lënduar të tjerë. “Po, pati makina të tjera të përfshira për fat të keq por që shkoi mirë. Vetëm dëme materiale, por në Shqipëri funksionon që duhet të shikosh gjak që të thërrasësh ambulancën se përndryshe është shumë e tmerrshme. Jo pa qëllim e kam vendosur edhe InstaStory-n sot sepse nuk kam dashur ta bëj publike por që kam shumë ankesa. 

Mevlan Shabaj dha edhe një mesazh për tē gjithë shqiptarët pas këtij aksidenti të rëndë. “Vlen shumë për njerëzit kjo gjë dhe duhet t’i bëjmë thirrje shtetit patjetër që të marrë disa masa për këto lloj aksidentesh rrugore”- tha ish-konkurrenti i Përputhen, i cili zbuloi se ishte duke shkuar drejt studios sepse është duke përgatitur disa projekte të reja. Sa i përket aksidentit ai tregoi se u detyrua që të shkonte vetë në spital.

“Kam disa tronditje në trup tek shpina kurrizore pak, por që gjithë ai aksident që ka ndodhur mendoja dhe më keq por shyqyr Zotit ka qenë fat. Makina copash”- përfundoi Mevlani.

You may also like