“Majmun”, i gjithë stadiumi në kor kundër Vinicius/ Reagimi i brazilianit dhe Ancelottit: Turp!

by admin
Spread the love

Valencia mposhti Real Madrid me shifrat 1-0, por shijen e fitores e zbehu publiku i stadiumit Mestalla që nuk pushoi së ofenduari në kor Vinicius Junior.

Si në shumë ndeshje të këtij sezoni, braziliani ra preh e racizmit teksa i gjithë stadiumi i Valencias nisi të thërriste në kor “Majmun”.

Një situatë e turpshme duke qenë se nuk erdhi prej disa individëve, por prej gjithë impiantit teksa sulmuesi nuk mundi të mbante nervat dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq. Pas sfidës, braziliani dhe trajneri Carlo Ancelotti shpërthyen në akuza me italianin që theksoi se ndeshja duhej të ishte ndalur.

“Ishte një situatë shumë e rëndë, atmosfera ishte e keqe. E pyeta Vinin nëse donte të zëvendësohej, por edhe në atë rast ishte keq sepse i gjithë stadiumi ishte përfshirë nga koret raciste. Unë jam trajneri dhe lojtarët duhet t’i zëvendësoj nëse nuk janë mirë apo për arsye teknike, jo për racizëm./Supersport


Top Channel

You may also like