“Maji”, kënga e ndjeshme dhe poetike nga Jusuf Gërvalla

by admin
Spread the love

Çka nuk mund të shkruhet e thuhet për të. Dëshmor i kombit, simbol i luftës për liri, shembull i kurajës prej qytetari dhe intelektuali, shkrimtar i rëndësishëm, poet i dorës së parë e këngëtar e këngëtar i ndjeshëm.

Kur ndalemi tek kjo e fundit, sot mund të themi se Jusuf Gërvalla ishte një këngëtar që publiku vazhdon ta adhurojë. Ai ka lënë pas vetes disa melodi e këngë të cilat e bëjnë të pavdekshëm talentin dhe zërin e tij.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Por figura e tij është e pazëvendësueshme.

Një ndër këngët e tij më të dashura është edhe “Maji”, një këngë e ndjeshme dhe e përzemërt që flet për dashurinë dhe dhimbjen që ndjen një person pas ndarjes me të dashurin.

Teksti i këngës “Maji” është shkruar në një stil poetik dhe romantik, ku Jusufi shpreh ndjenjat e tij në një mënyrë të ndjeshme dhe të përsosur. Kjo këngë është e pasur me metafora të bukura dhe me një melodi që përfshin zemrën dhe shpirtin e dëgjuesit.

“Maji” është një këngë që shpreh dëshirën për të rrëfyer ndjenjat e dashurisë dhe mungesën e saj.

“Maji” është një pjesë e mrekullueshme e artit muzikor shqiptar, e cila vazhdon të ndjehet e shijohet nga publiku edhe sot.

Gazeta ju sjell edhe tekstin e plotë të këngës.

Maji

Ditët m’kaluan me l….

mbante një kapelë ngjyrë hiri

në muajin maj, maj, maj,

ishim taku’

Më vonë takova Dafinën,

Vjosën, Valbonën dhe Shpresën,

lulëzonte maji, maji, maji,

lulet kanë çel’ për bukuri

 

M’kaploi dëshira dikah për t’u tretë

me të shpejtë botën shëtita

shpesh të pikëlluem m’ka gjetë muaji maj

në ndonjë skutë të kësaj bote

 

Kthehem prapë në shtëpinë time,

rrugët si më parë buzëqeshin,

prapë muaji maj, maj, maj,

më ledhaton

 

At’botë pranë meje qëndronte,

vogëlushja me sy pranvere,

po si ky maj, maj, maj,

më ka gëzu’

 

Po t’i shikoj flokët e saj,

sytë n’bukuri do t’i laj

më t’bukurin maj, maj, maj

n’buzëqeshje t’saj

 

Pse po e fsheh tash shikimin,

n’zemër më zgjove dyshimin

pse n’muajin maj, maj, maj,

më sjell dyshim, mos më mundo

 

.…. ajo m’shikon

prapë më buzëqesh si më parë,

tash n’muajin maj, maj, maj,

ngela pranë saj

 

…… përvidhet

kur m’thotë “zotni i vjetër”,

ish’ muaji maj, maj, maj,

më i bukuri maj,

kaloi me faj.

You may also like