Mainz “poker” për të prekur zonën europiane, Wolfsburg përmbyset në shtëpi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në ndeshjet e sotme të javës 16-të, Mainz ka fituar me rezultatin e pastër 4-0, teksa ka mposhtur në shtëpi Hertha Berlin. Vendasit ishin përgjatë gjithë lojës në kontroll teksa e zhbllokuan rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa në minutën e 41 dyfishuan shifrat. Sakaq, në pjesën e dytë, kur pritej një reagim nga ana e miqve, Mainz shënon edhe të tretin në minutën e 49 duke “vrarë” në këtë formë sfidën.

Ndërkohë, si për të ekzaltuar edhe më shumë shifrat, Mainz nuk ndal me aq, por gjeti edhe golin e katërt me anë të Boetius. Pas kësaj fitoreje, Mainz ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, një pozicion i cili i garanton edhe kualifikimin në Conference League.

Nga ana tjetër, Hertha Berlin është në vendin e 14 me 18 pikë të grumbulluara. Sa i përket ndeshjeve të tjera, Wolfsburg u mposht në shtëpi nga Koln me rezultatin 2-3. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por nuk ia dolën të ruanin rezultatin ndërsa në fund u përmbysën. Ndërkaq, Arminia Bielefeld ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Bochum.

Rezultatet:

Arminia Bielefeld-Bochum 2-0
Wolfsburg- Koln 2-3
Mainz-Hertha Berlin 4-0


Top Channel

You may also like