“Magjistari” Dypo, njeriu që ndryshoi dy herë botën e futbollit

by admin
Spread the love

Zhan-Lyi Dypo, avokat i specializuar në të drejtën evropiane, është gjithashtu i njohur për suksesin në çështjen “Bosman” e cila solli në futboll atë që sot njihet si “Ligji Bosman”. Ky i fundit, mundëson transferimin pa kosto të një lojtari në klube europiane, diçka e ndaluar kjo deri në vitin 1995.

Pikërisht avokati i Zhan-Mark Bosmanit, është rikthyer në skenë, por këtë herë dukë dhënë opinionin e tij për Super Ligës, e cila dy ditë më parë mori “lejen” e themelimit nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Teksa UEFA nuk e dëshiron ndërtimin e turneve të reja të cilat do të cënonin në mënyrë direkte turne si Liga e Kampioneve apo e Europës, avokati Dypo deklaron:

“Do ta shpjegoja shumë thjesht, deri dje UEFA gëzonte një pozicion monopoli, nëpërmjet të cilit pengonte apo vështirësonte shumë jetën e atyre që donin të ndërtonin diçka alternative ndaj turneve të tyre.

Sot ai lloj diskriminimi nuk mund të zbatohet më dhe çdokush mund të ketë akses më lehtë në gjykatë. Gjykata Europiane e Drejtësisë i ka vënë një “rrip ligjor” UEFAs, për ta parandaluar atë të dëmtojë më tej nisma të ndryshme që mund të kenë klubet apo qoftë edhe federatat e ndryshme”.

ELEMENTI MË I DREJTË – “Nuk do të doja që të fokusoheshim vetëm në vendimin e Super Ligës, sepse Gjykata Europiane e Drejtësisë u shpreh me tri vendime që duhen marrë në konsideratë në tërësi, duke qenë se ndikojnë në mënyrë direkte në organizimin e sportit europian. Çdo vendim i dhënë nga gjykata mund të shihet me nuanca të ndryshme, por të gjitha janë me të njëjtin koncept themelor në lidhje me monopolin.

Është edhe vendimi i Gjykatës së Anversës, që ka të bëjë ende me UEFA-n dhe rregulloret e saj, por edhe atë të Federatës Ndërkombëtare të Patinazhit. E konsideroj po aq të rëndësishme këtë të fundit, sepse ‘minon’ njëherë e mirë pamundësinë për t’iu drejtuar gjykatave të zakonshme për zgjidhjen e çështjeve. Në aktvendimin për patinazhin thuhet se nuk lejohen apelet nëpër gjykata, ndërsa në atë të Super Ligës përmendet vetëm ndër rreshta dhe aspak në mënyrë të qartë.”.

NUK ËSHTË HUMBJE PËR UEFA-n – “Rregullat e autorizimit që UEFA miratoi me nxitim, pak ditë përpara seancës dëgjimore të korrikut 2022 në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, shkelin në mënyrë të qartë dhe pothuajse në të gjitha aspektet vendimet e dhëna dy ditë në parë. Mes tyre është diskutimi për KAS-in.

Në lidhje me vendimin e Super Ligës gjykata deklaron se konkurrentët duhet të vendosen në të njëjtin nivel me UEFA-n. Në të njëjtën kohë, këto ‘rregulla autorizimi’ të UEFA-s përcaktojnë se konkurrentët nuk mund të lejojnë në Super Ligë asnjë klub që kualifikohet për Ligën e Kampionëve”.

E thënë ndryshe, sipas Dyposë, Gjykata lejon krijimin e Super Ligës apo të çdo turneu tjetër, por pa dhënë një vendim të qartë mbi hapësirën e kompetencave të organeve që i krijojnë turnetë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like