“Magji” madrilene në “Camp Nou”, Reali deklason Barcelonën dhe shkon në finalen e Copa Del Rey

by admin
Spread the love

Duhej të ishte një El Clasico e luftuar, por jo. Real Madrid ia doli të shkojë në finalen e Copa del Rey pasi mundi 0-4 Barcelonën në “Camp Nou”.

Triumfi 0-1 i katalanasve në ndeshjen e parë bëhet i pavlefshëm, pas kësaj paraqitje të jashtëzakonshme të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Pjesa e parë mbyllet me një gol të Vinicius, në minutën e 45-të. Los Blancos të karikuar dhe super të motivuar në pjesën e dytë, dyfishuan shifrat me Benzema.

Kessie bëri një ndërhyerje të gabuar në minutën e 50-të, duke i dhënë mundësinë Benzema-së të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë. Shfaqja e sulmuesit francez nuk kishte përfunduar ende, pasi ai gjen rrjetën sërish, duke kompletuar tripletën personale në këtë takim.

 

 

Kështu, mësohet finalja e Copa Del Rey, teksa Real Madrid do përballet me Osasunan.

You may also like