Maduro akuzon zyrat e OKB në Venezuelë për ‘spiunazh’, kërcënon korporatat për Guianën (fotot)

by admin
Spread the love

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro akuzonte sot komisionerin e OKB për të drejtat e njeriut për “spiunazh e konspiracion”, në programin e tij të bashkëbisedimit publik “Con Maduro +” në kryeqytetin Caracas.

Akuzat vijnë pas pezullimit të aktivitetit të zyrave nga qeveria venezuelane dhe dëbimit të personelit nga vendi.

Në program presidenti gjithashtu kërcënonte korporatën energjitike Exxon në lidhje me Guijanën fqinje, duke i kërkuar të mos manipulojë qeverinë e atjeshme.

Në lidhje me zyrtarët e OKB ai tha: “Papritur, nga një zyrë këshilluese teknike që respekton institucionet, ata u transformuan në një qendër spiunazhi të brendshëm. Ndërsa më pas u kthyen në një zyrë avokature për terroristë, konspiracionistë, komplotues dhe vrasës në Venezuelë”.

Ndërsa në lidhje me zhvillimet në Guiana, pa dhënë prova për pretendimet, Maduro tha: “Presidenti Ali Irfaan nuk qeveris në Guiana. Ai vetëm rri aty, në Guiana qeverisin Exxon Mobil dhe komanda jugore e ushtrisë së SHBA”.

“Presidenti i Exxon Mobil ka thënë se do të eksplorojë për naftë në brigjet e Venezuelës. Këtë ta harrojë se ne jemi këtu. Exxon Mobil nuk do të hyjë në detin që nuk është përcaktuar”, tha ai më tej.