MADRID – Sanchez: Spanja do të njohë shtetin e Palestinës para verës

by admin
Spread the love

MADRID, 2 prill /ATSH-AA/ – Spanja do të njohë shtetin e Palestinës para verës, njoftoi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, para vizitës së tij tre ditore në Lindjen e Mesme.

Sipas lajmeve në shtypin spanjoll, Sanchez ka shprehur besimin se mes muajve prill dhe qershor do të përjetohen zhvillime të rëndësishme në komunitetin ndërkombëtar lidhur me përleshjet mes Izraelit dhe Hamasit.

Kryeministri spanjoll ka njoftuar se në javët e ardhshme duhet të tregohet kujdes ndaj diskutimeve që synojnë njohjen e Palestinës si anëtare e plotë në Kombet e Bashkuara (OKB).

Duke njoftuar se vendimi i përbashkët i marrë me kryeministrat e Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë në lidhje me njohjen e shtetit palestinez do të zbatohet para verës, Sanchez theksoi se vendi i tij vendimin për njohjen e Palestinës do ta marrë në Këshillin e Ministrave dhe më pas do ta paraqesë në Parlament.

Sanchez theksoi se mendon që në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, njohja e Palestinës është rruga e vetme që garanton paqen dhe sigurinë në rajon.

Kryeministri spanjoll në kuadër të turit të tij në Lindjen e Mesme do të vizitojë Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Katarin./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like