Macron vë veton/ Reforma e pensioneve kalon pa shumicë parlamentare, “shpërthejnë” protestat

by admin
Spread the love

Presidenti francez Emmanuel Macron përdori një fuqi kushtetuese për të kaluar reformën e pensioneve pa shumicë parlamentare.

Veprimi tregoi qartazi se qeverisë së tij i mungonte shumica në Asamblenë Kombëtare për të miratuar ligjin që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Senati miratoi ligjin të enjten paradite, por luhatja e deputetëve të partisë në pushtet dhe atyre të krahut të djathtë nënkuptonin se qeveria mund të humbiste votën në Dhomën e Ulët.

“Ne nuk mund të rrezikojmë që pas 175 orësh debat parlamentar, të dështojmë”, tha kryeministrja Elisabeth Borne para deputetëve, duke bërtitur përmes brohoritjeve dhe pakënaqësive të deputetëve opozitarë. Këta të fundit gjithashtu kënduan me zë të lartë himnin kombëtar francez Marsejeza në shenjë proteste.

Sindikatat dhe analistët politikë kishin paralajmëruar paraprakisht se miratimi i ligjit të pensioneve me dekret presidencial duke përdorur nenin 49.3 të kushtetutës, rrezikonte radikalizimin e kundërshtarëve dhe do t’i hiqte qeverisë legjitimitetin demokratik. Sondazhet tregojnë se dy të tretat e francezëve janë kundër reformës së pensioneve.

Qeveria do të përballet me një votëbesimi në 24 orët e ardhshme, gjë që mund ta çojë atë në rënie. Kundërshtarja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se partia e saj do të paraqiste një mocion të tillë.


Top Channel

You may also like