Macron është ‘mbrojtës i emigracionit ilegal’, thotë udhëheqësja e djathtë franceze Le Pen (fotot)

by admin
Spread the love

Figura më e njohur e të djathtës politikë në Francë, Marine Le Pen tha sot se presidenti Emmanuel Macron mbron “emigracionin ilegal masiv”, pas vendimit për të pritur 230 emigrantët e evakuar nga anija humanitare Ocean Viking.

Le Pen bëri komentet gjatë ceremonisë përkujtimore të Armëpushimit të vitit 1918, ku dënoi veprimet e kabinetit të majtë në pushtet.

“Pranimi i pasagjerëve të anijes ishte një vendi i keq nga Emmanuel Macron, dhe ministri i tij Gérald Darmanin. Deri tani Franca kishte rezistuar pa u vënë përballë një fakti të kryer”.

“Macron nuk është një kryetar shteti i dobët, është një kryetar që mbron një ideologji të kundërt me atë që mbroj unë”.

“Ai bën njerëzit të besojnë se është kundër emigracionit masiv ilegal, kur në realitet është mbështetës dhe promovues i tij”.

“Ky akt që pamë, vendimi që sapo është marrë, është simboli më i madh i kësaj që po them”.

Më tej Le Pen foli për kontradiktat me anëtarëve të partisë Mitingu Kombëtar, duke shprehur besim për tejkalimin e tyre.

“Steeve Briois është një miku im dhe një shok beteje. Mosmarrëveshja që ekziston mes tij dhe Jordan Bardella, nuk është një sekret por kjo nuk ka të bëjë me mua dhe ruaj miqësinë me të dy”.