Macron akuzohet për tradhti ndaj Republikës së Francës, mori pjesë ceremoninë hebraike në Pallatin Elysée

by admin
Spread the love

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, Pallati Elysée.

Në një vend ku ndarja e fesë është vetë feja, ndezja e qiririt për festën hebraike Hanukkah brenda Sallës historike të Festivalit të enjten u kritikua menjëherë nga politikanët e së majtës dhe së djathtës.

Presidenti kishte ftuar kryerabinin e Francë, Haimm Korsia, për të ndezur qiririn e parë nga tetë qirinjtë në Hanukkah, apo shandan, duke shënuar  fillimin e festivalit hebraik të dritës. Macron u shpërblye për luftën e tij kundër antisemitizmit.

Por, kur videoja e ceremonisë u shfaq në rrjetet sociale pak pasi saj, kritikat shpërthyen nga të gjitha anët. Për francezët, presidenti bëri një gabim turpërues duke e lejuar futjen e fesë brenda presidencës laike.

“Më sa di unë, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Kjo është shkelje e laicizmit”, tha David Lisnard, një figure e lartë opozitare nga krahu i djathtë, i cili është edhe kryetar i Kanës.

Elysée nuk është vend i fesë. Nuk mund të bësh kompromis me laicizmin”, tha presidentja socialiste e rajonit Oksitania, Carole Delga.

A do ta bëjë tani Macroni të njëjtën gjë edhe për fetë e tjera? Për disa po, për disa jo? Kjo është lëvizje e rrezikshme”, tha Alexis Corbiere nga ekstremi i majtë Franca e Papërkulur.

Kjo ngjarje i ka tronditur edhe disa hebrenj francezë, shkruan BBC.

Kjo është diçka që nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri”, tha Yonathan Arfi, i cili  udhëheq Këshillin Përfaqësues të Institucioneve Hebraike të Francës.

Ideja e laicizmit u fut në ligjin francez më 1905, pas shumë vitesh mosmarrëveshjesh mes shtetit dhe Kishës Katolike Romake. Ligji garantoi lirinë e besimit, por i dha fund përfshirjes shtetërore në kishë dhe i largoi të gjitha shenjat e fesë nga ndërtesat publike.


Top Channel

You may also like