Macky Sall: Afrika do të përballet me uri “shumë serioze” nëse problemi i drithërave nuk zgjidhet

by admin
Spread the love

Ky vlerësim i liderit afrikan erdhi gjatë një interviste për transmetuesit shtetërorë francezë, radiostacioni “RFI” dhe kanali televiziv “France 24”, ku paralajmëroi gjithashtu se zia e bukës mund të destabilizojë të gjithë kontinentin.

Duke përmendur takimin e tij javën e kaluar me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë në kryeqytetin Moskë, Macky Sall vuri në pah se ai i kërkoi shefi të Kremlinit që ta ndihmojë Afrikën për të pasur qasje në plehra dhe drithëra duke zhbllokuar rezervat ukrainase të drithit përmes portit të Odesës, si dhe i bëri thirrje atij për t’i dhënë fund luftës së nisur më 24 shkurt (2022) ndaj Ukrainës.

Zyrtarët e OKB-së paralajmëruan të premten e kaluar se siguria ushqimore globale po kërcënohet më tej 100 ditë pas fillimit të luftës ruso-ukrainase, si dhe tërhoqën vëmendjen se kjo përbën kërcënim në aspektin e urisë, destabilizimit dhe emigrimit masiv në mbarë botën, pasi Rusia bllokon portet e Detit të Zi, të cilat normalisht dërgojnë drithëra buke në botë.

“Bllokimi në Detin e Zi rrezikon sigurinë globale të ushqimit dhe mallrave. Pasiguria ushqimore do të bëhet edhe më shqetësuese, me 1,7 miliardë njerëz në rrezik të rritjes së varfërisë për shkak të krizës”, tha koordinatori i Krizave të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, Amin Awad, gjatë një konference shtypi nga Kievi.

You may also like