Ma plotëso dëshirën të kryej misionin tim

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Stresi është bërë prej javësh pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, teksa në javët e para të këtij edicioni ka qenë shumë aktiv dhe është një nga banorët më të preferuar. Së fundmi, ai ka treguar edhe misionin e tij të vjetër: të rikthehet me ish-partneren e tij, Kejsin.

Ai iu përgjërua publikisht ish-bashkëshortes së tij që të shkojë ta takojë në shtëpinë e Big Brother Kosova, pasi kjo do t’i mbetej pishman nëse ai do të dilte nga pa e realizuar këtë takim publikisht.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu.

Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.

You may also like