Lulzim Basha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike me 16.196 vota – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni Zgjedhor i PD ka nxjerrë rezultatet e votimit të zgjedhjeve për kryetar. Votimi ka shkuar siç pritej, pa supriza dhe kreu i komisionit, Jemin Gjana njoftoi se Lulzim Basha ka fituar me 16.196 vota ndaj kundërshtarit Gjergj Hani, i cili ka marrë 1657 vota.

Sipas Gjanës, nga 25.460 anëtarë të partisë kanë votuar 18.052 anëtarë ndërsa janë shpallur 199 vota të pavlefshme.

Jemin Gjana: Komisioni elektoral i PD administroi procesverbalet e skanuara dhe të dërguara në mënyrë elektronike pranë këtij komisioni. Në mbledhjen e komisionit, pasi administruam të gjitha këto të dhëna të të gjitha procesverbaleve dhe i hodhëm në pasqyrën përmbledhëse, komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar bazuar në këto të dhëna, pra në të dhënat e votimeve në 71 degët e PD.

Siç e dini, numri i anëtarëve në listë është ai i deklaruar, 25.460. Nga përmbledhësja e procesverbaleve të 71 degëve rezulton se:

Kanë marrë pjesë në votim 18 mijë e 52 anëtarë të PD, çka do të thotë në raport me listën e miratuar në këtë komision, raporti është në një pjesëmarrje që shkon në 70.9%-17%. Natyrisht është një përqindje që mund të korrektohet nëse konsiderojmë edhe një pjesë të atyre që kanë votuar duke mos qenë pjesë e listave, por ajo është një e dhënë suplementare që nuk është pjesë e këtyre përllogaritjeve në procesverbale. Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim bazuar në listaat e votimit të përllogaritura, në kutitë e votimit janë gjetur 18 mijë e 52 fletë votimi.

Nga këto fletë votimi të pavlefshme janë gjetur 199 fletë votimi gjithsej. Fletë votimi të vlefshme janë 17 mijë e 853, çka do të thojë që janë 17 mijë e 853 vota të vlefshme nga të cilat kandidati lulzim basha ka marrë 16.196 vota dhe kandidati Gjergji Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, komisioni elektoral i PD deklaron fitues të zgjedhjeve të PD zotin Lulzim Basha, i cili që nga ky moment shpallet kryetar i Partisë Demokratike shqiptare./tvklan.al

You may also like