Lulzim Basha tregon “grushtin e madh amerikan” që ka marrë Sali Berisha nga SHBA pas “Non Grata-s”

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se shpallja “Non Grata” e Sali Berishës nuk ishte një dënim politik, por një vendim i marrë nga SHBA pas shumë vitesh punë.

Ai tha se pas “Non Grata-s”, zyrtari i lartë amerikan Escobari, tregoi qartë se vendimi nuk është dënim politik, por është marrë pas shumë vitesh punë, i nisur nga tre administrata.

“Nuk është dënim politik, e tha Escobari është një vendim i marrë në bazë të procedurave të shtetit amerikan. Vendimi është marrë pas shumë vitesh punë, i nisur nga tre administrata. Ka thënë nëse drejtësia shqiptare kërkon prova ne jemi të gatshëm të japim prova. E para, ka kërkuar drejtësia shqiptare prova? Askush nga ju nuk merret me këtë pyetje. 99% e demokratëve kanë qenë me ne dhe me mua dhe me Sali Berishën kur Tom Doshi të mos kandidonte sepse u shpall ‘non grata’. Unë nuk jam gjyqtari i vendimeve të SHBA, por unë edhe Berisha i kemi pranuar SHBA si jurinë të demokracisë në botë. Vendimi i SHBA për ‘non grata’ nuk vihet në diskutim nga PD. PD nuk është e përçarë dhe qëllimi është një, të largohet ky regjim”, u shpreh Basha në emisionin “Open”.

You may also like