Lulzim Basha sulmon Berishën: Vjen vërdallë, vetëm shpif dhe gënjen

by admin
Spread the love

Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat në Kamëz, Basha tha se, në mes të betejës që po bën PD-ja për inceneratorët ka “disa që vijnë vërdallë dhe nga mëngjesi deri në darkë vetëm shpifin dhe gënjejnë”.

Shpifin dhe gënjejnë, sulmojnë dhe denigrojnë këdo që nuk mendon si ata. Janë një grusht i vogël njerëzish, i cili përbëhet nga dy pjesë. Një pjesë të cilët unë do ta quaja më të vogël, janë njerëz që kanë përfituar sa herë PD ka qenë në pushtet. Dhe një pjesë tjetër njerëzish, të cilët nuk mund t’i ngarkoj me mëkate të tilla por që janë tërësisht të manipuluar sepse nuk mendojnë me mendje por manipulohen në emocion”, tha Basha.

Këtu duhet të jemi të qartë. Këtu nuk ka vend për paqartësi. Kush është i paqartë për këtë ose s’bën për etikë ose i djeg miza nën kësulë. Ka një PS, ka një LSI. Ka një dhe vetëm një PD. Dhe kjo PD ka marrë vendime të mëdha, me legjitimitet të plotë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit: Vendim për tu ndarë nga hijet e të shkuarës, Vendim për të zgjedhur të ardhmen, Vendim që edhe para 30 vitesh ishte e pakëndueshme pa aleancën me SHBA dhe BE Vendim për të dekomunistizuar një herë e përgjithmonë shoqërinë shqiptarë, duke nisur nga vetja jonë si detyrim madhor ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, si një detyrim madhor ndaj shoqërisë shqiptare”, tha Basha.

You may also like