Lulzim Basha humb qetësinë pas shkarkimit, shantazhon kryetarët e degëve

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka tentuar të zhvillojë një mbedhje Kryesie me anëtarë të shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, Lulzim Basha, u shkarkua nga votat e 4446 delegatëve demokratë.

Gazetari i SYRI-t Ermal Rizai raporton se në “mbledhjen e cunguar të Kryesisë së shkarkuar, Basha ka propozuar sanksione për kryetarët e degëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD të ditës së sotme”.

Janë 11 drejtues të degëve lokale të Partisë Demokratike që janë shantazhuar nga Lulzim Basha.

Drejtuesit e degëve lokale të shantazhuar me shkarkim, janë kryetari i degës së Tropojës, Shijaku, Fushë-Krujës, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Por çdo vendim që do të marrë ish-kryetari i PD dhe Kryesia e shkarkuar, janë nul dhe ilegjitime, ku rejtimi i PD-së nga dita e djeshme i kalon Komisionit të Rithemelimit prej 29 anëtarësh me mandat deri në 22 mars dhe zgjedhjen e një kryetari të ri me votim nga anëtarësia.

Burime nga mbledhja e ish-kryetarit të PD:

Te pranishem 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen nga kujesi, te tjeret nuk kane ardhur se ndihen te veteshkarkuar. Tubimi i djeshëm pas shpalljes “non grata” të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, f*alsifikim i vulës, logos.

1. Hapi i pare qe duhet hedhur eshte rhirrja e keshillit kombetar neser. Parashtrimi i nje rezolute per qendrimin e keshillit kombetar per ceshtje si: kursit te ndjekur nga pd per vlerët properendimore pro nato dhe shab dhe qendrimi ndaj disa anetareve te saj per shkeljen e statutit

2. Marrja e disa masave disilplominore qe jane ne tagrin e tij

3. Qëndrim politik nga Kryesia

4. Marrja e masave qe ajen tagrin e kryesise. P.sh shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve që refuzuan te zbatojne vendimin e Kryesise per thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor.

You may also like