“Luli është bërë një buqetë me lule pa asnjë kontribut”, Myslim Murrizi zbulon nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 6 marsit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Më 6 mars 2022 do të mbahen zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit. Ish-deputeti Myslim Murrizi është shprehur se kjo datë do të ndaj hendekun mes falsiteti dhe realitetit.

Hendekun e parë mes falsitetit dhe realitetit do ta ndajë, 6 marsi. Nëse ka pasur një njeri që i ka dalë Berishës kundër jam unë. Këto i lëpinin opingat. Nuk janë dy kandidatë të opozitës dhe një i Ramës, por dy të Ramës dhe një i opozitës.”-tha Murrizi.

Shumica e bazës, është kundër kësaj opozite fallso. Luli është bërë një buqetë me lule që nuk kanë asnjë kontribut, dhe s’kanë asnjë votë.

Murrizi shprehet se ai personalisht do të mbështesë në Lushnje kandidatin që do të dalë më i votuar nga anëtarësia.

“Unë do mbështesë në Lushnje një nga kandidatët që do dalë i votuar nga anëtarësia e PD tek ai grup që ka qenë me mua në ’97 deri në 2005. Janë demokratët e Lushnjës. Këtu do të ndahet falsiteti dhe fryrja artificiale. Nuk të bëjnë ndërkombëtarët me zor.”-shprehet Murrizi.

You may also like