Lulet e vetmuara ribashkohen pas kaq kohësh, por mungon njëra prej tyre

by admin
Spread the love

Seriali turk “Lulet e vetmuara” mbajti mbërthyer pas ekranit publikun shqiptar gjatë vitit 2020 dhe u kthye ndër të preferuarit e më të shikuarit në vendin tonë me historinë prekëse të vajzave të jetimores. Aktorët e këtij seriali duket se kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin edhe pas kaq vitesh, duke qenë se ky serial është një prodhim i vitit 2015. Së fundmi Songyl, Kader, Meral, Xhemre, Defne, Serkan dhe Gynej janë takuar së bashku për të konsumuar një kafe si miq të vjetër. Ka qenë Gokçe Akyildiz ose siç e njohim ndryshe me emrin Songyl, ajo që ka postuar foto duke shkruar “Ekipi”. Po ashtu edhe Çagla Irmak e njohur si Kader ka postuar foto pranë mikeshave duke treguar se ato vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë. Mes Luleve të vetmuara mungon vetëm njëra, Ejlyl. Aktorja prej vitesh nuk është parë më në shoqërinë e tyre.

You may also like