LUKSEMBURG – Shkalla e papunësisë në Eurozonë në nivel rekord të ulët

by admin
Spread the love

LUKSEMBURG, 3 nëntor /ATSH-DPA/-Shkalla e papunësisë në eurozonë ra në një nivel rekord të ulët, në shtator, sipas të dhënave të Eurostat.

Gjatë katër muajve te mëparshëm shkalla e papunësisë në BE ishte e qëndrueshme.

Shkalla e papunësisë ra në 6,6% të rregulluar sezonalisht krahasuar me 6,7% në gusht.

Në muajin korrespondues të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë në eurozonë ishte 7,3%.

Numri i personave të papunë u ul në 10,988 milionë krahasuar me muajin gusht.

Sipas Eurostat, shkalla e papunësisë ra me 1 304 milionë krahasuar me shtatorin e vitit 2021.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 14,6% në shtator krahasuar me 14,4% në gusht.

Shkalla e papunësisë në BE mbeti e qëndrueshme në 6% në muajin shtator. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë nën 25 vjeç u rrit në 14,6% nga 14,3% që ishte një muaj më parë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like