LUKSEMBURG – Eurostat: Rreth 4 milionë refugjatë ukrainas largohen në BE

by admin
Spread the love

LUKSEMBURG, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Më shumë se 4 milionë njerëz, që u larguan nga pushtimi i plotë rus në Ukrainë, po strehohen në Bashkimin Evropian, raportoi sot agjencia e statistikave të BE-së, “Eurostat”.

Të dhënat treguan se 4,3 milionë qytetarë jo nga vendet e BE-së kanë status të përkohshëm mbrojtjeje në bllok. Gjithsej 98,2% e përfituesve të statusit të përkohshëm janë ukrainas.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023, më shumë se 200 000 persona të rinj morën statusin e mbrojtjes së përkohshme, shifra më e ulët tremujore që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shifrat ranë me 21%.

Gratë përbënin pothuajse gjysmën e përfitueseve (46,2%), ndërsa pothuajse një e treta,  ishin fëmijë (33,2%).

Më shumë se gjysma e përfituesve banojnë në Gjermani (29%) dhe në Poloni (22,1%).

Mbrojtja e përkohshme është një masë emergjente për mbrojtjen e menjëhershme dhe të përkohshme për qytetarët jashtë vendeve të BE-së në rast të zhvendosjes masive për shkak të rrethanave ekstreme.

BE-ja përdori masat emergjente për herë të parë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta.

Në mars 2022, BE prezantoi mbrojtjen e përkohshme të njerëzve që iknin nga lufta në Ukrainë dhe në shtator 2023, ajo u zgjat deri në mars 2025. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like