LUKSEMBURG – Borrell: Akuzat ruse kundër Lituanisë, propagandë e pastër

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 20 qershor /ATSH-DPA/- Akuzat e Kremlinit se Lituania po vepron e vetme në bllokimin e tranzitit hekurudhor mes Rusisë dhe enklavës së saj në Detin Baltik të Kaliningradit janë propagandë e pastër, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

“Lituania nuk ka ndërmarrë asnjë mase kufizuese të njëanshme kombëtare”, tha Borrell në një konferencë për shtyp në Luksemburg pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrell theksoi se sanksionet e BE-së po zbatohen për disa mallra ruse dhe sigurimin e tranzitit nga ato mallra, përmes territorit të Bashkimit Evropian.

“Lituania po vepron në bashkëpunim me Komisionin Evropian, por udhëzimet shtesë të ofruara në Vilnius do të kontrollohen për t’u siguruar që ato janë plotësisht të pajtueshme”, tha Borrell.

Komisioni Evropian monitoron zbatimin e sanksioneve, por autoritetet kombëtare të 27 vendeve anëtare të BE-së janë përgjegjëse për zbatimin e masave ndëshkuese.

Shtetet anëtare të BE-së duhet të arrijnë unanimitet për miratimin e sanksioneve.

Më herët, Kremlini tha se vendimi i Lituanisë për të bllokuar tranzitin hekurudhor mes Rusisë dhe enklavës së saj në Detin Baltik të Kaliningradit ishte e paligjshëm. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like