Lukaku dhe Aubameyang, jashtë listës për turin parasezonal të Chelsea-t

by admin
Spread the love

Dy sulmuesit që ende janë në pronësi të Chelsea-t, Romelu Lukaku dhe Pierre-Aimeric Aubaeyang, janë lënë jashtë listës së bluve të Londrës për periudhën parasezonale që do të zhvillohet në shtet e bashkuara të Amerikës.

Një vendim i pritshëm nga drejtuesit e Chelsea-t në kulmin e zërave për transferimin e sulmuesit gabonez tek Olympique Marseille dhe të belgut tek Juventusi. Të dy kanë oferta edhe nga Arabia.

Në listë janë përfshirë lojtarë, vazhdimësia e të cilëve vihej në dyshim nga shtypi anglez, si Levi Colwill apo Kepa Arrizabalaga.

Megjithatë, “askush” nuk e ka garantuar qëndrimin në klubin londinez, sipas trajnerit Mauricio Pochettino. Ky turne është një provë për shumë futbollistë, pasi në përfundim të periudhës parasezonale trajneri argjentinas do të vlerësojë se cilët futbollistë do të qëndrojnë në një skuadër.

Në këtë kontekst, edhe Broja, që sapo është kthyer në fushë pas një dëmtimi të rëndë (iu nënshtrua operacionit në fund të vitit të kaluar) duhet të tregojë se sa vlen para syve të Pochettinos gjatë qëndrimit të skuadrës në Amerikë./ Shqip


Top Channel

You may also like