Luizi tregoi si e do femrën perfekte, reagon Einxhel Shkira: Po vazhdon me bullizim

by admin
Spread the love

Edhe Einxhel Shkira ka reaguar për deklaratën më të fundit të Luiz Ejllit. Kur shpreh diçka për një vajzë duhet të marrësh parasysh që pas saj qëndron edhe shoqja e saj në rastin më të mirë, ose shoqet në rastin më të keq.

Kështu ka ndodhur edhe me shoqet Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira. Pas përgjigjes së Trixës për Luizin, i cili e quajti “inteligjente” edhe Einxhel ka dy fjalë për të. Ajo i ka dalë krah mikeshës së saj, ku me anë të një statusi në Twitter shprehet:

“Mbaroi bullizmi me ata që ka brenda dhe ja nisi me ata që janë jashtë?”“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.”

Gjatë një bisede me Bjordin, Luizi “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që reagoi nga personazhet e përmendura ishte Beatrix Ramosaj. Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

You may also like