Luizi, partneri ideal për Kiarën? Plotëson dy karakteristikat e djalit që kërkon moderatorja

by admin
Spread the love

A do të kemi një lidhje mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në shtëpinë e Big Brother VIP apo jo? Kjo është pyetja që po mundon fansat e çiftit që duan t’i shohin bashkë. Disa prej tyre besojnë se mes dyshes mund të ndodhë diçka e mendojnë se moderatorja ka ndjenja, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se Kiara po e përdor Luizin për lojë.

Fansat që duan t’i shohin bashkë po mundohen të gjejnë gjithçka lidhur me dyshen, teksa së fundmi kanë gjetur një intervistë të Kiara Titos e cila flet për partnerin  ideal. Ajo tregon edhe karakteristikat që duhet të ketë mashkulli që ajo do të ketë në krah.

‘Sytë domethënës’ dhe ‘ta bëjë për të qeshur’, këto janë dy karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj ideal, të cilat duket se i ka edhe Luizi sipas fansave të çiftit. “Sytë duhet t’i ketë shumë domethënës. Shprehës. Jo me ngjyrë domethënë nul i dua këto tiparet që janë shumë të bukura por duhet të jenë shprehës. Të kenë diçka kur e shoh.

Dhe sigurisht të më bëj të qesh. Është shumë e rëndësishme të rri me njerëz pozitivë afër vetes, që më bën të qesh sepse herë pas here i kemi këto luhatjet e humorit ne bricjapët”- thoshte Kiara dikur.

You may also like