Luizi e përmendi në “BBVIP”, Zhaklin Lekatari “ofendon” keq këngëtarin?

by admin
Spread the love

 

 

Fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka qenë së fundmi i ftuar në Big Brother VIP Albania 3.

Ai ishte i pranishëm në studio, ku edhe ka folur për jetën e tij pas daljes nga ky reality shou.

E derisa po komentonte debatin mes Romeos dhe Meritonit, këngëtari nuk la pa përmendur as ish-opinionisten e sezonit të kaluar, Zhaklin Lekatari.

“Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinionista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj”, u shpreh Luizi.

Por duket se pas kësaj është bërë edhe një reagim nga opinionistja dhe gazetarja shqiptare.

“Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë? Të paaftë apo investim i gabuar”, ka shkruar ajo.

You may also like