Luiza Gega falenderon Veliajn për mbështetjen, tregon SMS që mori nga kryebashkiaku: Kurrë nuk kam ndjerë një politikan më të afërt se ju

by admin
Spread the love

Kampionia e Europës në Atletikë, Luiza Gega ka falenderuar kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme që ai ka treguar ndaj saj dhe sportit.

Duke folur në pritjen e organizuar për dekorimin e saj, Luiza Gega tregoi edhe një mesazh që ka marrë nga Veliaj në kohën kur po stërvitej në Kenia, çka e ka emocionuar jashtë mase.

“Zoti kryetar i Bashkisë, kurrë nuk kam ndjerë një politikan më të afërt se ju. Nuk do ta harroj kurrë mesazhin tuaj kur kam qenë në Kenia, një gjest njerëzor. Më pyete si shkon stërvitja, çfarë nevojash keni? Këtë e kam vlerësuar dhe nuk do ta harroj kurrë, saqë shpeshherë e kujtoj edhe me trajnerin. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne sportistët thjesht ndiejmë krenarinë e kombit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Por, ju falënderoj, më tepër për anën njerëzore dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme deri më sot dhe për këtë ju çova edhe një mesazh falënderimi, sepse është vërtetë shumë i ndjerë nga ana ime”, theksoi Gega.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like