Luis Enrique “tradhton” Mbappe për Topin e Artë: Për ta fituar duhen trofetë me kombëtaren

by admin
Spread the love

Ceremonia e “Topit të Artë” që u zhvillua vetëm para disa ditësh në Paris vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Lionel Messi fitoi për të tetin herë “Topin e Artë”, teksa nuk janë të paktë ata që mendojnë se ky trofe i takonte njërit mes Haaland dhe Mbappe.

I pyetur mbi temën e “Topit të Artë” në konferencë për shtyp, trajneri i Mbappe te Paris Saint-Germain, Luis Enrique u shpreh se trofetë bëjnë diferencën dhe sulmuesi që bën pjesë në skuadrën e tij nuk fitoi diçka të rëndësishme në sezonin e fundit.

“Mendoj se për të fituar “Topin e Artë, përveç paraqitjes individuale aty ku Mbappe është në nivelin maksimal, duhet edhe të fitosh trofe me klubin dhe kombëtaren. Do të kërkojmë të fitojmë sa më shumë trofe me Parisin, unë nuk kam asnjë dyshim mbi cilësitë e Mbappe, e ka treguar veten edhe në kombëtare. Do të ketë kohën për të fituar shumë herë Topin e Artë, nuk e dyshoj fare këtë”, u shpreh Luis Enrique.


Top Channel

You may also like